Iliaz Çali, 37 vjeçari i vrarë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Iliaz Çali, 37 vjeçari i vrarë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës

Një 37-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Tiranë-Durrës.

Trupi i pajetë u gjet në mes të rrugës, çka bëri që fillimisht të mendohej për një aksident.

Por më pas verifikimet e para çuan në përfundimin se trupi kishte plagë të shkaktuara nga armë. Viktima është Iliaz Çali. Dyshohet se në makinë ka qenë edhe një person tjetër që mund të jetë plagosur. 

 

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip "Land Rover" dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve. 

Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane. 

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy