Dorëhiqet prokurori Petrit Fusha

Dorëhiqet prokurori Petrit Fusha

Jep dorëheqjen prokurori Petrit Fusha. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, aktualisht prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Fusha e motivon dorëheqjen e tij me nevojën për të punuar në një aktivitet me më pak ngarkesë.

Në letrën e dorëheqjes, ai shprehet se do të zgjedhë një fushë ku mund të kontribuojë më mirë.

Fusha ishte në procesin e vetingut, por KPK nuk kishte caktuar ende datën e seancës dëgjimore publike.

Pas dorëzimit të dorëheqjes, KLP vendosi me shumicë votash se mbarimi i mandatit të prokurorit Fusha do të jetë data 31 mars 2019. 

Ish-kryeprokurori i Tiranës është akuzuar shpesh nga opozita për lidhje me trafikantët dhe mbylljen e dosjeve penale për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministra të qeverisë “Rama”.

PD e ka akuzuar Fushën për mbylljen e dosjes së Ardit Gjoklajt, adoleshentit që vdiq 3 vjet më parë në landfillin e Sharrës. Po ashtu, akuza ka pasur edhe për lidhje me krimin, për shkak të lidhjeve të gjakut të prokurorit me Sulejman Fushën, i arrestuar për trafik droge në Spanjë.

 

Letra e dorëheqjes së Petrit Fushës

Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tej ngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të padrejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32 vjeçare.  Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy