Ajola Xoxa është paraqitur në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni mbi hetimin pasuror të nisur prej afro 1 viti ndaj Veliajt dhe vëllait të tij. Bashkëshortja e Veliajt ka qëndruar tre orë para prokurorëve të posaçëm.
Lidhur me këtë avokati Kujtim Cakrani në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se Veliaj është politikani më i favorizuar nga SPAK.

Ai tha se SPAK duhet ta hetojë Veliajn me masë sigurie, pasi sipas tij kryebashkiaku i Tiarnës mënyra e ndjekjes së hetimit ndaj tij është e një standardi ndryshe nga të tjerët.
Në Shqipëri prokuroria e pasoçme përdor dy standarde në ndjekjen e hetimeve dhe këtë e bazoj dhe në ngjarjet e personazheve të hetuar për vepra të ndryshme penale.
Veliaj është më i favorizuari sepse po sjell në vëmendje një fakt ku po hetohej një koleg para disa muaj dhe ndaj të cilit u mor masa arrest në shtëpi se do kishte mundësi për të prishur provat dhe kështu u vendos kjo masë, në momentin që ai dha dorëheqjen vetë prokuroria kërkoi zëvendësimin masës duke e lënë të lirë.
Ndërsa ndaj Veliajt po ndiqet një standard i cili është në funksion në fuqi, ai duhet të hetohet me masë sigurimi si arrest shtëpie ose të mos ushtrojë funksiononin e tij në zyrë që të mos prishë provat.
Problemi qëndron se moria e ndjekjesh penale nga SPAK është e ndryshme ndaj disa personave. Ne nuk na intereson nesër nëse Veliaj nesër nuk është kryetar bashkie, masat merren për të mos prishur provat dhe SPAK po vepron në një mënyrë krejt normale sikur nuk po hetohet për ato vepra penale. SPAK po vepron shumë butë dhe rozë ndaj Veliajt.
Problemi qëndron që ti shkon merr masë sigurimi për ish presidentin qoftë Berisha apo Meta dhe jo për Veliajn që është duke e ushtruar akoma detyrën.
Është marrë në pyetje 6 muaj më parë kështu që ai e ka ditur se për çfarë është në hetim. Unë nuk dua ti futem çështjes politike, SPAK s’ka vepruar me Veliaj ashtu si duhet të veprojë ndaj një funksionari që është në hetim dhe duke ushtruar detyrën.



