Vdes shefi i inteligjencës ushtarake ruse, ishte i akuzuari kryesor për sulmin me gazin Novichok në Londër

Vdes shefi i inteligjencës ushtarake ruse, ishte i akuzuari kryesor për sulmin me gazin Novichok në Londër

Shefi i agjencisë ushtarake të Rusisë, GRU, e cila është akuzuar nga Perëndimi për sulme të ndryshme, ka vdekur pas një "sëmundjeje serioze dhe të gjatë", bëri të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.

Igor Korobov, 62 vjeç, e ka drejtuar agjencinë e inteligjencës ushtarake që nga viti 2016. Agjencia shtetërore e lajmeve TASS citon ministrinë , sipas të cilës Korobov është bërë hero i Rusisë për shërbimin e tij në detyrë.

GRU është agjencia që Britania akuzoi për përpjekjen për të helmuar ish-spiunin rus Sergei Skripal dhe vajzën e tij me një agjent nervor në qytetin Salisbury, në verën e këtij viti.

Holanda gjithashtu e ka akuzuar të njëjtën agjenci se është përpjekur të hakerojë organizatën mbikqyrës të armëve globale, me seli në Hagë.

Agjencitë inteligjente amerikane kanë akuzuar gjithashtu se agjencia e drejtuar nga Korobov është përpjekut të hakerojë zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Por Rusia i ka mohuar të gjitha akuzat.

Korobov ishte veteran ushtarak sovjetik, i cili ka shërbyer në forcën ajrore dhe sipas biografisë së tij zyrtare, ka nisur të punojë për GRU në vitin 1985.

GRU, e themeluar fillimisht si drejtori e regjistrimit në vitin 1918 pas revolucionit bolshevik, është një nga tri agjencitë kryesore të inteligjencës të Rusisë, së bashku me Shërbimin Federal të Sigurisë dhe Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme SVR.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy