“Babai më prekte në vende intime”, si e zbuloi psikologia e shkollës abuzimin e babait me të bijën

“Babai më prekte në vende intime”, si e zbuloi psikologia e shkollës abuzimin e babait me të bijën

Ka qenë psikologia e shkollës ajo që ka zbuluar ngacimimin seksual nga babai të një 13-vjeçareje në Durrës. Policia vuri dje në pranga Qemal Lushin, 56 vjeç, i cili është denoncuar nga vajza e tij 13 vjeçe për ngacmim seksual.

Qemal Lushi, me origjinë nga Kukësi dhe banues prej disa vitesh në lagjen nr.14 të Durrësit, është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ngacmuar të bijën e mitur me iniciale L.L., raporton “Panorama”.

Grupi hetimor dhe Mjekësia Ligjore kanë dalë në përfundimin se vajza nuk rezulton e defloruar dhe se veprimet e të atit 56­-vjeçar kanë shkuar deri në prekje të trupit të saj, si dhe dhunë psikologjike. Sipas të dhënave nga grupi hetimor, fillimisht vajza, nxënëse e klasës së shtatë, ia ka treguar ngjarjen psikologes së shkollës ku ajo mëson. Menjëherë më pas, psikologia ka vënë në dijeni drejtuesit e shkollës dhe kanë qenë këta të fundit që kanë bërë kallëzimin në komisariatin e Policisë së Durrësit, bashkë me vajzën 13­-vjeçare.

E mitura ka rrëfyer që babai kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ka kryer vepra të turpshme me të, raporton “Panorama”, duke zbardhur pjesë nga dëshmia. “Ka rreth një vit që babai më ngacmon seksualisht. Në momentet që ndodhemi vetëm në shtëpi, ai tenton të më prekë në vende intime, duke kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Kam frikë të qëndroj vetëm me babain në shtëpi, pasi mendoj se sapo të gjejë mundësinë do të më përdhunojë. Më ka kërkuar të mos i tregoja askujt për veprimet e tij. Personave të tjerë të shtëpisë kisha turp t’u tregoja, prandaj fola hapur me psikologen e shkollës, e cila më ndihmoi të bëj denoncim në polici”, ka treguar vajza për hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. Nga ana tjetër, 56-­vjeçari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga vajza e tij, duke i konsideruar sajesa të së bijës. Por kjo nuk është e vetmja akuzë që rëndon ndaj 56­ vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë zjarri pistoletë, e modifikuar, si dhe 4 fishekë çifteje, të cilat i mbante pa leje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy