
Në dietën me ujë mund të hiqen nga gjysmë kilogrami në ditë. Këshillohet që këtë lloj të ushqyeri ta aplikoni vetëm një herë në javë.
Në mëngjes
Një gotë e madhe e ujit. Fruta e lëngje mund të hani e pini sa të doni
Në kohën e paradrekës
Një gotë e madhe e uji. Disa fruta, sipas mundësisë kombinojini në lloje të ndryshme. Në varësi nga periudha kohore e vitit, ujë më së shumti përmbajnë: rrushi dhe qitro në vjeshtë dhe dimër; pjepri dhe shalqiri në pranverë dhe verë.
Dreka
Një gotë e madhe ujë para buke dhe një gotë çaj pas buke. Menyja përbëhet nga perimet të papërpunuara, në masë sa të dëshironi ju, me uthull, vaj, limon sipas dëshirës. Sallatës mund t’i shtoni edhe ullinj. Guxoni të hani secilën lloj të sallatave të papërpunuara dhe të konservuara: selino, sallata jeshile, karota, spec, tranguj, qepë, misër, sojë, domate.
Para darka
Një gotë e madhe me ujë. Një gotë qumësht apo jogurt, apo 30 gram djathë ose ndonjë fryt.
Darka
Pini një gotë ujë para buke dhe një filxhan çaji pas buke, 100 gram mish (pule apo viçi) ose 150 gram peshk, apo një vezë me perime.
Kujdes: Këtë dietë nuk duhet ta mbani gjithë javën, sepse do të shkaktojë mungesë ekuilibri të materieve në organizëm. Guxon të praktikohet më së shumti çdo të dytën ditë. Dhe jo gjatë, por kohë pas kohe.
E rëndësishme: Pini të paktën tetë gota ujë në ditë, ndërsa të ushqyerit duhet të jetë i pasur me gjëra që përmbajnë shumë ujë, siç janë frutat dhe perimet.



