Rita Ora do të karantinohet për 14 ditë pasi mbërriti në Australi, ndërsa u shoqërua drejt vendit ku do të qëndrojë nga policë të armatosur. Këngëtarja 30-vjeçare do të jetë pjesë e ‘The Voice’.
Ajo nuk ishte në mesin e një numri të personazheve të famshëm që u lejuan që të shmangnin karantinën, ku përfshihet Tom Hanks. Në vend të kësaj, Rita u shoqërua nga Aeroporti i Sidnejit në një minibus, që e la atë pranë një hoteli aty pranë ku u mbyll në dhomën e saj për 14 ditët e ardhshme.
“Rita udhëtoi në klasin e parë, me të gjitha zbukurimet e salloneve private dhe apartamenteve VIP. Por nuk mund të bënte asgjë për të shmangur karantinën. Është shumë e qartë se sa seriozisht australianët po e marrin kontrollin e tyre kufitar. Ata nuk kanë kohë për shkelës të rregullave. Agjentët e kufirit dhe ushtria janë të përfshirë - dhe ajo duhej t’u bindej”, tha një burim.
Udhëtimi i punës së Ritës, i miratuar nga zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar, vjen pasi ajo u emërua "egoiste" nga policia britanike javën e kaluar, për shkak të festës së ditëlindjes që mbajti në shkelje të rregullave të sigurisë.



