Pas intervistës së kreut të opozitës Lulzim Basha dhën për “Zëri i Amerikës”, ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
Kryeopozitari gjatë intervistës deklaroi se me investimet e parave të narkomafias shqiptare është investuar në dezinformimin si të publikut ndërkombëtar, ashtu dhe të qendrave të vendimmarrjes politike.
Numri një i diplomacisë në një postim në rrjetin social "Twitter", theksoi se sipas Bashës kanabisi po ble dhe Amerikën.
“Domethënë, sipas Lulzim Bashës, kanabisi po bleka dhe Amerikën, prandaj nuk u shihka fare çadra që andej! Keqardhje për Partinë Demokratike”, ka thënë Bushati.



