Makina shumë të lehta për ‘'u vjedhur, duke krijuar shqetësim për komunitetin. Me këtë akuzë të vetme, qyteti i New Yorkut po padit prodhuesit koreanë të automjeteve Hyundai Motor Co dhe Kia Corp, duke i akuzuar për neglizhencë.
Ankesa e paraqitur në gjykatën federale në Manhattan kërkon dëmshpërblim të paspecifikuara dhe ndëshkuese.
Sipas autoriteteve të New Yorkut, dështimi i dy prodhuesve të automjeteve për të instaluar pajisje kundër vjedhjes në shumicën e automjeteve midis viteve 2011 dhe 2022 “hapi rrugën për vjedhjen e automjeteve, sjelljen kriminale, drejtimin e pamatur dhe dëmtimin publik”.
Numri i makinave të vjedhura të raportuara nga kompanitë koreano-jugore u dyfishua vitin e kaluar, për shkak të mungesës së pajisjeve kundër vjedhjes.
New Yorku, qyteti më i populluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i bashkohet disa qyteteve të tjera të mëdha që kanë paditur Hyundai dhe Kia për vjedhje, duke përfshirë San Diego, Baltimore, Cleveland, Milwaukee dhe Seattle.



