Turizmi, Ozuni: Kemi arritur në pikën kur operatorët mund të paguajnë po nuk kanë kë të paguajnë

Turizmi, Ozuni: Kemi arritur në pikën kur operatorët mund të paguajnë po nuk kanë kë të paguajnë

Sektori i turizmit në Shqipëri vuan mungesën e punonjësve. Në studion e MCN Economy, Ferjolt Ozuni analizoi shkaqet e kësaj mungese.

Mund të ndërthuren bashkëpunim më i mirë mes operatorëve. Problematika më e madhe që ndeshim prej vitesh është krahu i punës. Është kjo forcë punëtore që ka vënë në vështirësi maksimale të gjitha hallkat e industrisë turistike në Shqipëri. Ne kemi parë të punësuar në këtë industri të rinj 13-14 vjeç.

Deri në 2013 shumë shkolla të profilizuara në turizëm u limituan në pranime. Disa edhe u mbyllën. Gjërat u rënduan më pas me pandeminë dhe krizën ekonomike.

Industria turistike nuk u ndihmua fare. Një pjesë e mirë u larguan nga vendi. Qoftë në Europë, qoftë edhe më larg. U drejtuan drejt krocierave.

Ozuni tha se me rritjen e mëtejshme të turizmit dhe emigrimin e krahut të punës, situata do të bëhet edhe më e vështirë.

Nëse shkojmë me këtë ritëm, jo nga Bangladeshi, por edhe jashtëtokësorë do të na duhet të punësojmë.

Nuk e di sa e mirë do jetë punësimi i të huajve sepse ata vijnë me një mendësi dhe njohje të tregut të vendit të origjinës dhe jo të vendit tonë. Sot kanë arritur në pikën kur operatorët mund të paguajnë po nuk kanë kë të paguajnë .

Sipas Ozunit, ka interes nga të huaj për të blerë njësi banimi në Shqipëri.

Lindja është më e interesuar. Perëndimi  na sheh me skepticizëm. Janë edhe shtrenjtë për mënyrën si është urbanizuar bregdeti.

Statistikat sipas Ozunit duhen analizuar për të përcaktuar suksesin e sezonit.

Flitet për hyrjet, askush nuk flet për daljet. Nëse sivjet flasim për 4-4.5 miliardë që pret shteti, duke u raportuar të bumi them se jemi ulët. Do të duhej të ishte 5-5.5. për daljet nuk kemi kapacitetin më shumë se 2.5-2.5 miliard euro. Ne turizmin e bëjmë në dy muaj. Mendoj se duhet të arrijmë në 2.7 miliard euro dalje që të shohim si sezon të suksesshëm.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy