38 persona u plagosën pasi një zjarr përfshiu një nga ndërtesat më të mëdha në qytetin Ismailiya në Egjipt.
Zjarri, shkaku i të cilit ende nuk dihet, ka rënë në selinë e Drejtorisë së Sigurisë.
Imazhet e postuara në internet tregojnë flakë të mëdha që gllabërojnë ndërtesën.
Zjarret, të shkaktuara shpesh nga qarqet e shkurtra , nuk janë të rralla në Egjipt, më i populluar nga vendet arabe me 105 milionë banorë dhe me infrastrukturë të rrënuar.



