Mashtrimi me skemën e mikrokredive, Koti: Shqetësim pse Banka e Shqipërisë nuk ka marrë masa rregullatore (VIDEO)

Mashtrimi me skemën e mikrokredive, Koti: Shqetësim pse Banka e Shqipërisë nuk ka marrë masa rregullatore (VIDEO)

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti, për seancën dëgjimore me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, lidhur me skemën e mashtrimit të mikrokredive, të “Mikro Kredit Albania” e cila mblidhte kredi të këqija nga bankat e nivelit të dytë, thotë se bëhet për të sqaruar pozicionin e institucionit të drejtuar prej tij në rolin e rregullatorit.

Ndërsa flitet për të paktën 100 mijë qytetarë që mund të jenë prekur nga një skemë mashtrimi, Koti shprehet se informacioni është marrë nga ekspertë të ekonomisë dhe ministria e Drejtësisë.

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ajo tha se u thirr seanca me guvernatorin Sejko më 21 maj dhe prej tij është pranuar ftesa.

Jemi duke mbledhur komente, sugjerime, nga ekspertë të ekonomisë, bankave, nga njerëz të thjeshtë që janë përfshirë në kredimarrje, për paqartësitë e procesit.

Ne nuk duam që dëgjesa të kthehet në formë presioni, apo të përhapim panik në sistemin financiar shqiptar.

Ne po kërkojmë një dëgjesë që guvernatori të ketë mundësi të sqarojë se ku është përfshirja e Bankës së Shqipërisë në këtë skandal.

Duam që guvernatori të na sqarojë deri ku është problematika me skemën e mikrokredisë, pjesa financiare e dëmit që i është shkaktuar qytetarëve shqiptarë.

Është thjeshtë një sqarim i dokumentacionit. E kemi thirrur guvernatorin për të sqaruar pozicionin e tij si rregullator.

Na shqetëson lidhja e përmbaruesve me kompanitë e mikrokredive.

Ajo që ngre shqetësim është pjesa e hipotekimeve apo mbledhja e mikroredive nga kompania në fjalë, deri ku shkon mbledhja e kredive të këqija dhe pse Banka e Shqipërisë nuk ka marrë masa rregullatorë për të cilin ne kemi ngritur disa herë shqetësimet.

Është sektor që ka abuzime, duhet të ketë mbikëqyrje më të mirë.

Jemi në kushtet që duhen marrë hapa sa më parë nga ministria e Financave, ministria e Drejtësisë dhe Banka e Shqipërisë, në mënyrë që qytetarëve të mos iu merret prona, por të ketë ristrukturim të kredisë.

Hapi i radhës është miratimi me urgjencë i një projektligji për sektorin e mikrokredive.

Për thirrjen e guvernatorit Sejko është dhënë dakordësia dhe nga kolegët e mazhorancës pasi është një problem që na përfshin të gjithëve se na intereson të kemi një sistem financiar të shëndetshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy