GjL në Itali vendosi të pranojë si të vlefshme provat e përftuara nga SkyEcc/ Rusta: Debate edhe në gjykatat shqiptare, pritet që SPAK të administrojë vendimin (VIDEO)

GjL në Itali vendosi të pranojë si të vlefshme provat e përftuara nga SkyEcc/ Rusta: Debate edhe në gjykatat shqiptare, pritet që SPAK të administrojë vendimin (VIDEO)

Gjykata e Lartë në Itali ka vendosur që provat e marra nga zbërthimi i aplikacioneve Encro Chat dhe Sky ECC nëpërmjet të cilave janë zbuluar aktivitetet kriminale të personazheve të botës së krimit në të gjithë botën janë të ligjshme dhe mund të përdoren në proceset gjyqësore.

Gazetari Arsen Rusta në një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live tha se edhe në gjykatat shqiptare ka debate në lidhje me vlefshmërinë e provave të përftuara nga zbërthimi i këtyre aplikacioneve.

Më tej, Rusta bëri me dije se pritet që SPAK të administrojë këtë vendim të Kasacionit italian për ta përdorur si provë në proceset që ka ndaj personave të dyshuar.

Pasditen e djeshme në Itali, Gjykata e Kasacionit ka vendosur me shumicë të gjyqtarëve që provat e përftuara nga SkyEcc dhe EncroChat t’i konsiderojë si të ligjshme. Bëhet fjalë për 3 ankimime të bashkuara në të një vetme.

Mes tyre dhe një shtetas shqiptar, kreu i një grupi kriminal dërgonte tek rivalët foto të njerëzve që ekzekutoheshin nëse nuk zbatonin urdhrat. Këto foto, prova janë të ligjshme për t’u përdorur si nga prokurorët, si dhe nga gjykata si prova në proceset gjyqësore.

Në Shqipëri ka 3 procedime penale, që janë fraksione të operacionit “Metamorfoza” ku janë të përfshirë zyrtarë të policisë, grupe kriminale, narkotrafiku për të cilat SPAK ka përdorur ato prova të marra nga autoritetet belge dhe franceze.

Edhe në gjykatat shqiptare ka pasur debat, qoftë në Shkallën e Parë dhe qoftë në Apel. Po ashtu ka ankimime nëpërmjet rekurseve në Gjykatën e Lartë nëse duhet përdoren si prova apo jo.

Si e bën SPAK lidhjen e një mesazhi me kod, pa emrin e personit, pa numrin dhe si është arritur të shkohet nga një mesazh me përmbajtje X tek ky person?

Këto janë elementë diskutimi, SPAK pritet të administrojë këtë vendim të Kasacionit italian për ta përdorur si provë në proceset që ka ndaj personave të dyshuar.

Metamorfoza fillimisht goditi grupet kriminale fillimisht në Shkodër më pas në Elbasan dhe Tiranë e Durrës.

Pritet që përgjatë ditëve SPAK në zbatim të këtij vendimi që nuk është detyrues por standard, do të ketë të tjera operacione.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy