
Riatdhesimi i 19 personave 14 prej të cilëve fëmijë u shoqërua me postime të imazhit të tyre në rrjetet sociale si nga kryeministri ashtu edhe nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
Lidhur me këtë temë në studion e lajmeve në MCN TV ishte i ftuar ish-Myftiu i Tiranës z. Ylli Gurra ku si fillim foli se sa etike është transmetimi i pamjeve të tilla dhe sa e lejueshme në kuptimin e cenimit të privatësisë dhe sigurisë së këtyre personave.
Ai u shpreh se me rëndësi është që të ruhet anonimiteti i këtyre fëmijëve, ehde pse sqaroi se në një realitet shqiptar në ferrin që kanë qenë atje, sigurisht mund të konsiderohet si një diskriminim, por ai shprehet i bindur se nëse ata pyeten vetë do thonë që u janë mirënjohjes për gjithë jetën atyre që shkuan atje për ti shpëtuar.
Është me rendësi të ruhet anonimiteti. Kjo histori fillon rreth 8 vite më parë. Ka fëmijë që kanë lindur atje ose kanë shkuar të vegjël atje. Ka gra që kanë lindur atje fëmijët e tyre, gra që kanë humbur bashkëshortët e tyre dhe përballë këtij realiteti, publikimin e vajzave të vogla një pjesë e opinionit e vlerësojnë negative. Unë personalisht kam kontakte të drejtpërdrejta me një pjesë të familjarëve që kanë qenë prej vitesh në Siri. Jam shumë në brendësi të njohjeve me të gjithë dramën e përjetuar nga ata. Një pjesë e tyre kanë lënë atje një fëmijë apo bashkëshortët e vrarë. Në një realitet shqiptar në ferrin që kanë qenë ata, sigurisht mund të konsiderohet si një diskriminim ose drejtimi gishtit për këto vajza, por nëse do i pyesni drejtpërdrejt kam bindjen se do thonë që ata që ishin atje për ti shpëtuar u janë mirënjohjes për gjithë jetën. Media ka qenë një zë i fuqishëm, kur ata kanë kërkuar kthimin kundrejt cdo pagese. Kjo është një kambanë e mirëfilltë alarmi që duhet mbajtur që besimtarët të mos shkojnë mish për top në frontet e djallit.
Lidhur me mënyrën se si bëhet negocimi me këta persona, Gurra u shpreh se vështirësia më e madhe qëndron brenda kampeve.
Unë gjej rastin të falënderoj drejtorin e Antiterrorit Gledis Nano dhe ekipin e tij i cili filloi me Alvin Berishën i cili ka prekur realitetin tragjik të frikshëm dhe vrastar atje. E gjithë historia dhe pjesa tragjike atje është brenda kampeve, por dhe vajta atje, sepse atje nuk ka një mënyrë komunikimi, nuk ke me kë të bisedosh. Atje kurdët pjesëtarë të mbetur të ISIS shtyjnë ditët apo muajt e tyre për plaçkë, financiare, ushqimore etj. Komunikimi ligjor shtetëror nuk bëhet fjalë. Atje njohësit e mirë të terrenit, besoj që këtu një rol primar ka pasur dhe konsulli i Libanit i cili ka ndërhyrë fuqishëm dhe ja ka dalë për të marrë më e pakta gratë dhe fëmijët. Janë riatdhesuarit afërsisht 30 fëmijë dhe gra, por vlen të theksohet se mbtetet atje më shumë se gjysma.
Ndërsa i pyetur se çfarë roli luan komuniteti mysliman në gjithë këtë, Gurra sqaroi se ata janë myslimanë dhe normalisht që ata kanë një barrë thelbësore.
Çështja thelbësore është kjo se në fund të fundi ata janë myslimanë. Ne nuk jemi prokurorë të çështjes për të gjykuar vajtjen atje apo lavazhin e trurit që atyre u bëhet, por për këta komuniteti mysliman ka një barrë thelbësore. Tashmë ajo ka kaluar sepse në fillim duhet të parandalonte, por tani mbetet pjesa pas riatdhesimit. Të riatdhesuarit e parë nuk kanë shfaqur probleme as në familje apo në komunitetin e vogël. Pjesa e komunitetit është pjesa e kultit dhe xhamive që mund të bëjnë një rrezik potencial të një fronti të ri. Personalisht dhe me përgjegjësi publike përsa kohë komuniteti mysliman i këtij vendi nuk kthehet në tabanin e vet shekullor fetar për myslimanët, do të ketë vazhdimisht probleme të këtij lloj. Ky problem nuk lindi as në Pogradec, Librazhd, apo Tiranë. Problemi qëndron se komunikimi i cili aq afër me komunitetin si strukturë dhe aq larg në komunikim, pasi komunikimi ka mbetur nën ndikimin e erërave që frynin nga vendet arabike apo nesër paraqitet një mutacion tjetër dhe i çon këta besimtarë mish për top.



