Rezultatet e një provimi të zhvilluar në Fakultetin Ekonomik në Tiranë po qarkullojnë në rrjetet sociale, ku ka nisur një debat lidhur me vlerësimin që u është dhënë një gupi studentësh.
Pas provimit në lëndën “Hyrje në modelim financiar”, profesori ka vlerësuar me notën 4 të gjithë studentët e grupit, me përjashtim të njëri prej tyre, që është vlerësuar me notën 5.
Fotoja është publikuar në profilin e Olti Currit.



