Berisha kujton protestat e ’90-s: Studentët rrëzuan regjimin më diktatorial të Europës

Berisha kujton protestat e ’90-s: Studentët rrëzuan regjimin më diktatorial të Europës

Në Ditën e Rinisë, ish-kryeministri Berisha ka përkujtuar Azem Hajdarin dhe protestat studentore të ’90-s. Në një status në “Facebook”, Berisha shkruan se lëvizja e 26 viteve më parë ishte revolucioni demokratik më paqësor dhe më i fuqishëm në historinë e vendit.

Statusi i Berishës

Sot 8 Dhjetor, dita e Rinise!

Te dashur miq, sot kombi shqiptar perulet me nderimin me te thelle para vepres se pavdekshme te tribunit legjendar Azem Hajdari dhe studenteve liberator, qe 26 vjet me pare nisen ne qytetin Studenti, ne nje akt guximi, per kohen mbinjerezor, protesten e tyre, revolucionin demokratik me te fuqishem dhe me paqesor ne historine e vendit.

Ne nje beteje epike studentet ia dolen te gjunjzojne rregjimin me te eger diktatorial te Europes dhe te çelin per shqiptaret dyert e mbyllura te lirise dhe vendosjes se sistemit pluralist demokratik!

Nderim perjete Azem Hajdarit dhe studenteve liberator! sb

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy