Kryeministri Rama u është përgjigjur akuzave të presidentit të zgjedhur, i cili gjatë takimeve elektorale të LSI-së ditët e fundit e akuzoi për pabesi. Në një intervistë në “News 24”, Rama i kujtoi votën që mori në Parlament për t’u zgjedhur president.
“Presidenti i zgjedhur duhet të mos harrojë, se të gjithë deputetët e PS i dhanë votën duke i bërë nderimin më të madh, që mund t’i bëhet një politikani. Është mirë mos ta harrojë!
Në fushatë le të thonë ç’të duan por të mos harrojmë se ka jetë edhe pas fushatës. Kur flitet për vlera morale, njerëzore, politike. Mirë është të mos harrohet nga ai që, mendoj që është e padrejtë për ata që i dhanë votën, për mua s’ka problem”, u shpreh Rama.



