Delegacioni i Policisë së Shtetit vizitë zyrtare në Portugali/ Në fokus, lufta kundër krimit të organizuar

Delegacioni i Policisë së Shtetit vizitë zyrtare në Portugali/ Në fokus, lufta kundër krimit të organizuar

Drejtorët e Departamenteve të Policisë Kriminale dhe për Kufirin dhe Migracionin zhvilluan një vizitë zyrtare në Qendrën e Analizës dhe Operacioneve Detare (MAOC) dhe në Ministrinë e Drejtësisë të Portugalisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar kundër krimit të organizuar. 

 

Vizita u realizua me ftesë të përfaqësuesve të Operacioneve Ndërkombëtare të Home Office (HOIO) dhe u fokusua në rritjen e bashkëpunimit operacional dhe shkëmbimin e inteligjencës në luftën kundër trafiqeve ndërkombëtare. 

 

Delegacioni shqiptar, i kryesuar nga Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Neritan Nallbati, dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Sajmir Muçaj, u prit nga Drejtori i Bordit të MAOC, Artur Vas. 

 

Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me strukturën dhe funksionimin operativ të kësaj qendre shumëkombëshe, e cila përfshin 8 shtete europiane dhe luan rol kyç në koordinimin e operacioneve detare dhe ajrore kundër krimit të organizuar. 

Në vijim, delegacioni zhvilloi takime edhe në Ministrinë e Drejtësisë të Portugalisë, me drejtues të Policisë Gjyqësore portugeze. Palët ranë dakord për nisjen e bashkëpunimit multilateral ndërmjet Policisë së Shtetit Shqiptar dhe MAOC, si dhe për forcimin e bashkëpunimit dypalësh me Policinë Gjyqësore të Portugalisë. 

 

Vizita konsiderohet një hap i rëndësishëm në rritjen e sigurisë detare dhe intensifikimin e përpjekjeve të përbashkëta kundër trafikimit ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy