Një studim i fundit ka zbuluar se ndryshimi i rutinës së ushtrimeve mund të ulë me 19% shanset për vdekje nga çdo shkak.
Shkencëtarët analizuan të dhënat e më shumë se 110,000 njerëzve gjatë 30 viteve dhe gjetën se angazhimi në një gamë të gjerë aktivitetesh nga ecja, noti dhe joga deri te kopshtaria është më i dobishëm se kryerja e të njëjtit ushtrim vazhdimisht.
Ekspertët nënvizojnë se stërvitja e ndryshme ndihmon trupin të përfshijë të gjitha grupet e muskujve, përmirëson fleksibilitetin dhe ekuilibrin, dhe parandalon efektin e “platosë” ku përparimi ndalet.
Të rriturit dhe fëmijët përfitojnë nga kjo qasje, ndërsa atletët profesionistë e praktikojnë për të maksimizuar performancën dhe për të shmangur lëndimet.
Gjithashtu, ditët e pushimit janë po aq të rëndësishme për rikuperim dhe energji. Ekspertët rekomandojnë të alternoni ushtrimet dhe të qëndroni aktiv, edhe në aktivitetet e thjeshta të përditshme, për të përmirësuar shëndetin dhe jetëgjatësinë.



