Gjobëvënie me uniformë polici/ Bregu: Nuk është rasti i vetëm. Denoncimi, mënyra e vetme për të pastruar Komisariatet

Gjobëvënie me uniformë polici/ Bregu: Nuk është rasti i vetëm. Denoncimi, mënyra e vetme për të pastruar Komisariatet

AMP arrestoi dje shefin e Antidrogës në Policinë e Durrësit, Gazmir Preçi, pas hetimeve të SPAK se ishte pjesë e një skeme shantazhi dhe gjobëvënieje të një pronari të një klubi nate te Ura e Dajlanit. 

Lidhur me këtë fakt gazetari Sokol Bregu, tha për ‘MCN lajme’ se ky nuk besohet të jetë rasti i vetëm në Policinë e Shtetit dhe duhet menduar se si të pastrohen radhët e saj nga të korruptuarit.

Ajo që është për të ulëritur është guximi i tepërt i një funksionari të policisë për të shantazhuar në këtë lloj forme, për ti marrë biznesmenit një shumë të madhe parash. Pastaj sigurimet e punëtorëve nuk janë punë e tij. Unë përshëndes guximin e biznesmenit për të denoncuar në AMP.

Skema e korrupsionit është e njëjte nuk është se ndodh vetëm në polici, flasim për akte korruptive të ndodhur kudo, nuk e them unë, gjendet në të gjitha raportet si akte korruptive në të gjitha sektorët.

Por ky rast është i policisë por problemi është se si të rregullohet një gjë e tillë për të pastruar radhët e policisë së Shtetit.

Sipas gazetarit Bregu, denoncimi ndaj rasteve të gjobvënies nga ana e zyrtarëve policor, është rruga e vetme për të pastruar Komisariatet në vend.

Shoqëria duhet të bërtiste më shumë. Denoncimet duhet të bëjnë të gjithë që në rastet tjera kur të gjendet të mund të pastrohen sepse duke mos i denoncuar nuk do mund ta pastrojmë Policinë e Shtetit pa një dëshirë të vetë atyre që janë objekt i sulmeve të tilla, nëse ata nuk e kanë kurajon për ta bërë një gjë të tillë do të mbetemi kështu.

Besoj se kjo ndodh në shumicën e komisariateve dhe e vetmja mënyrë për ti denoncuar gjobitjet janë denoncimet. Nga ana e AMP-së duhet të shtohet denoncimet në bazë të larta.

Rasti i policit, ka dy aparate celulare që janë bllokuar dhe do të shihen e tërë veprimtaria e tij nëse ka pasur raste të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy