Familja Kardashian-Jenner njoftoi të martën më 8 shtator, se seriali do të kthehet për sezonin 19 të enjten, 17 shtator dhe do pasohet nga sezoni i fundit (i 20)në 2021.
Me anë të një statusi të gjatë dhe me fjalë zemre Kim ka dhënë lajmin e vështirë në Instagram, duke mërzitur shumë fansat, teksa buja ka qenë e menjëhershme.
Kontrata është nënshkruar nga Kris Jenner, Kourtney Kardashian, Kim Kardashian, Khloe Kardashian, Rob Kardashian, Kendall Jenner, Kylie Jenner dhe Scott Disick.
KUWTK nisi transmetimet në 14 tetor 2007, dhe i ktheu anëtarët e familjes Kardashian-Jenner në super yje ndërkombëtarë dhe të mediave me linja veshjesh, kompani kozmetike, aplikacione, faqe në internet dhe drejtoi vëmendjen e tabloideve në çdo lëvizje të tyre.
Gjatë këtyre viteve kemi ndjekur momentet intime që familja më e famshme në botë ka ndarë me guxim me të gjithë, duke bërë edhe publikun pjesë të jetës së tyre të përditshme.
“Është e vështirë t’ju bëjmë me dije se ne kemi marrë vendimin si familje për t’i thënë lamtumirë “The Keeping Up with the Kardashians”. Pas 14 vitesh, 20 sezonesh, qindra episodesh dhe shfaqje të shumta, ju jemi jashtëzakonisht mirënjohëse që na keni ndjekur përgjatë këtyre viteve – në kohërave të mira, të këqija, në momente lumturie, lotësh, marrëdhëniet tona, si dhe fëmijët.Nuk do t’i harrojmë asnjëherë kujtimet e mrekullueshme dhe njerëzit e panumërt që kemi takuar gjatë këtij rrugëtimi.”, shkruan Kim Kardashian.



