
Nga Prishtina, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja nuk është e plotë pa Kosovën.
Vendi i Kosovës është në Bashkim Evropian, jam e bindur për këtë, dhe këtë po e dëshmoni për çdo ditë. Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së”.
Ndër të tjera ajo vuri në dukje se janë plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Ju kam dëgjuar qartë për aspektin e liberalizimit të vizave dhe dijeni se keni një aleat dhe mua personalisht. Kosova e meriton liberalizimin e vizave, e di sa e rëndësishme është kjo për ju. I keni përmbushur të gjitha standardet. Ishte vlerësim i joni që kjo të bëhet në korrik, tanimë e kemi konfirmuar se i keni plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian. Mund të llogarisni te ne në Komision sepse ne do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj”.



