Pse disa njerëz me koronavirus nuk kanë simptoma dhe të tjerët kanë shumë komplikacione? Kjo është një nga enigmat më të mëdha të pandemisë deri më tani.
Një studim i më shumë se 2,200 pacientëve në kujdes intensiv ka identifikuar gjenet specifike që mund të jenë përgjegjëse, nga ku mund të gjendet dhe përgjigja.
Gjetjet hedhin dritë se ku shkon keq sistemi imunitar, i cili mund të ndihmojë në identifikimin e trajtimeve të reja.
Shkencëtarët morën në studim ADN-të e pacientëve në më shumë se 200 njësi të kujdesit intensiv në spitalet e MB.
Ata skanuan gjenet e secilit person, të cilat përmbajnë udhëzime për çdo proces biologjik, përfshirë mënyrën e luftimit të një virusi. Genomet e tyre u krahasuan më pas me ADN-në e njerëzve të shëndetshëm për të identifikuar çdo ndryshim gjenetik dhe u gjet një gen i quajtur TYK2.
"Është një pjesë e sistemit që i bën qelizat tuaja imune më të zemëruara dhe më inflamatore", shpjegoi Dr Baillie. Por nëse ky gjen është i gabuar, kjo përgjigje imune mund të kalojë në mbingarkesë, duke i vendosur pacientët në rrezik të inflamacionit të mushkërive. Një kategori e ilaçeve anti-inflamatore të përdorura tashmë për gjendje të tilla si artriti rheumatoid, synon këtë mekanizëm biologjik, duke përfshirë një ilaç të quajtur Baricitinib. Kjo e bën atë një kandidat shumë të besueshëm për një trajtim të ri, por sigurisht, ne duhet të bëjmë prova klinike në shkallë të gjerë në mënyrë që të zbulojmë nëse është e vërtetë apo jo." tha Dr Baillie.
Dallimet gjenetike u gjetën gjithashtu në një gjen të quajtur DPP9, i cili luan një rol në inflamacion, dhe në një gjen të quajtur OAS, i cili ndihmon për të ndaluar virusin të bëjë kopje të vetvetes.
U identifikuan gjithashtu variacione në një gjen të quajtur IFNAR2 tek pacientët në kujdes intesiv.
IFNAR2 lidhet me një molekulë të fuqishme anti-virale të quajtur interferon, e cila ndihmon në aktivizimin e sistemit imunitar sapo të zbulohet një infeksion.
Dy studime të tjera të fundit të botuara në revistën Science kanë implikuar gjithashtu interferonin në rastet e Covid, përmes mutacioneve gjenetike dhe një çrregullimi autoimun që ndikon në prodhimin e tij.



