
Që në fillim ne kemi mbështetur kthimin vullnetar dhe të sigurt të refugjatëve.
Deri më tani, rreth 560.000 refugjatë janë kthyer në zonat e pastruara nga terrorizmi dhe ky numër do të rritet pasi organizatat terroriste janë zhdukur nga Siria.
Kështu deklaroi Presidenti turk Recep Tajip Erdogan, siç raporton Anadolu, duke iu referuar milicive kurde kundër të cilave Ankaraja po lufton në veri të Sirisë.
Ditët e fundit, Erdogan kishte thënë se do të inkurajonte 1 milion sirianë, nga afro 4 milionë që jetojnë në Turqi, që të kthehen në shtëpi.



