"Unë jam teatri", Basha: Do i bëjmë presion Presidentit të mos dekretojë ligjin (VIDEO)

"Unë jam teatri", Basha: Do i bëjmë presion Presidentit të mos dekretojë ligjin (VIDEO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sot i pranishëm në oborrin e Teatrit, ku i është bashkuar artistëve në protestën e tyre kundër ndërtimit të teatrit të ri.

Kryedemokrati ka firmosur peticionin ‘Mbro Teatrin’ i cili kërkon ruajtjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Basha e ka quajtur këtë akt të shkatërrimit të historisë dhe kulturës, dhe për këtë bëri fajtor kryeministrin Edi Rama.

"Shkatërrimi i kësaj pjese të historisë, është shkatërrim i identitetit, kulturës dhe historisë. Është një akt kundër kujtesës së qytetit. Kjo është një betejë e qytetarëve. Projekti i grabitjes së Teatrit, është një projekt narkomafia, Kryeministri ka 20 vite që i do. Ka socialistë që i shikoj kokëposhtë dhe  gojëkyçur, si Pandeli Majko. Ky projekt është projekti i grabitjes dhe vjedhjes me 200 milionë euro fitim. Është një vjedhje e tokës publike", tha Basha.

Gjatë fjalës së tij, kreu demokrat theksoi se do të bëjnë të pamundurën që ky ligj nesër të mos kalojë, por edhe nëse kalon paralajmëroi se do t'i bëjnë presion Presidentit që mos ta dekretojë. Ai i bëri thirrje gjithashtu edhe trupit diplomatik që mos heshtë përpara këtij atentati kushtetues.

"Këtu po asgjësohet dhe shteti ligjor, nuk ka Gjykatë Kushtetuese. Në çdo vend që nuk ka Gjykatë, Kuvendi ndal punën e tij. Por ata kanë ngut se  duan ta shembin. Ne do të do të përgjigjemi nesër në seancën parlamentare. Ju jap fjalën se do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë. Do bëjmë çdo gjë që Presidenti të mos ta dekretojë. I bëj thirrje dhe trupit diplomatik që të mos mbyllë sytë për këtë gjë. Ne do të bëjmë çdo gjë dhe me trupat tanë që ky ligj të mos kalojë", deklaroi Basha.

Kreu i opozitës vazhdoi më tej me akuzat ndaj kreut të qeverisë, duke thënë se ky projekt këtu është projekti i vjedhjeve të 200 milionë euro fitim me kullat që duan të ndërtojnë mbi këtë histori të shenjtë.

Ne, tha Basha duke iu drejtuar të pranishëmve do të bëjmë çdo gjë brenda sallës së Kuvendit, ju bëni çdo gjë jashtë sallës, ne do ta fitojmë këtë betejë kundër narkomafias së Edi Ramës.

 

 
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy