
Dje ministri i jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani zhvilloi takime me zyrtarët më të lartë në Kosovë, nga ky përçoi mesazhe vëllazërore dhe bashkëpunuese të mëtejmë.
Profesioni i Shkencave Sociale, Nexhmedin Spahiu në analizën e tij në MCN live, e vlerësoi vizitën si një rikthim të marrëdhënieve normale mes dy vendeve.
Besoj se ministri i Jashtë ishte mirë i artikuluar dhe mbajti një qëndrim të duhur. Është një rikthim i normalitetit mes Kosovës dhe Shqipërisë gjë që është mëse e nevojshme për kohën në të cilën po kalon vendi dhe për kohën kur Kosova është në një ‘to be or not to be’, një moment kur ose do ketë paqe dhe do të ec përpara jo vetëm Kosova por edhe rajoni, ose një moment lufte. Të dyja shumë të mundshëm dhe aty ku e mira dhe e keqja janë bashkë një grimë drejt së mirës ka një domethënie të madhe. Dhe besoj se vizita e ministrit shqiptare shqiptar kishte këtë kuptim dhe vlen për tu përshëndetur.
Vizita e ministrit të Jashtëm në këtë moment dhe mesazhet që ia i barti janë një kontribut sado i vogël që të përvëlojë zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo opsioni tjetër që është me e keqja që është lufta.
Po çfarë ka bërë gabim dhe çfarë duhet të bëjë mirë pas kësaj vizite Shqipëria në ndihmë shtetit të Kosovës.
Sipas prof.Spahiut, ato gafe kishin koston e vet ndëshkuese kurse sot duhet që Shqipëria të përkrah dhe të insistoj që marrëveshjes mes Vucic dhe Kurtit të zbatohen menjëherë.
Ka pasur qaste kur Shqipëria ka luajtur një rol negativ në këto procese. Ishin të shumta deklaratat e kryeministrit Rama kur ishin krejtësisht në kundërshtim me këtë gjë, ndoshta nga mosdija ose nga dëshira e tij për të qenë një protagonist. Gjithsesi ishin disa gafe të cilat pastën koston e vet dhe urojmë që kjo të mos vazhdohet më, që kryeministri shqiptar dhe Shqipëria si shtet të jenë në vazhdën , në linjë me proceset të cilat çojnë drejt paqes në Ballkan dhe jo atë cilat nxisin konflikte qoftë në mënyrë të tërthortë. Atë që Shqipëria do duhet të insistoj për momentin është që marrëveshjet mes presidentit Vucic dhe kryeministrit Kurti, të zbatohet një orë e më parë që të mos ketë më vonesa dhe këtë do duhet t’ja bëj të ditur të dy palët, siç po ja bën të ditur diplomacia amerikane dhe ajo evropiane, këtë duhet Shqipëria hë për hë ta bëj.
Në anën tjetër do duhej që diplomacia shqiptare të ndihmoj atë kosovare sepse ambasadorët kosovar janë të papërvojë.



