Policia greke ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar pran zonës së Kardamitsa, në afërsi të aeroportit të Janinës. Sipas asaj që raportojnë mediat e shtetit fqinj, gjatë kontrollit që ushtroi policia në mjetin e tij, u gjetën në portbagazh rreth 89 kg kanabis.
Droga me peshë 89,3 kg, e ambalazhuar në 85 pako dhe e futur në dy çanta udhëtimi.
Mjeti që u sekuestrua është në pronësi të një shtetasi rumun, i cili po kërkohet nga policia. Gjithashtu policia helene sekuestroi dy telefona celularë dhe 150 euro.
38-vjeçarit emri të cilit nuk bëhet i ditur, iu komunikuan akuzat për importim dhe trafik droge.



