
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Austrisë, ku ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Sebastian Kurz. Në qendër të diskutimeve ka qenë lufta kundër emigracionit ilegal nga Lindja e Mesme.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Kurz ndër të tjera është shprehur se Austria mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, por u shpreh se nuk mund të flasë me siguri për një vendim pozitiv në 28 qershor.



