
Ukraina po bën thirrje për "barazi të armëve të rënda" përpara samitit të ministrave të mbrojtjes që do të mbahet në Bruksel të mërkurën.
"Të jemi të drejtpërdrejtë për t'i dhënë fund luftës ne kemi nevojë për barazi të armëve të rënda," tha Mykhailo Podolyak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit ukrainas, përmes një postimi në Twitter.
NATO do të pres të mërkurën ministrin ukrainas të mbrojtjes, së bashku me ministra dhe zyrtarë aleatë nga Suedia, Finlanda, Gjeorgjia dhe Bashkimi Evropian.



