
Botswana, një burim i mirënjohur për gurët e çmuar të mëdhenj, përfshirë edhe atë që mbante vendin e dytë më parë.
Kompania thotë se diamanti është një gur i një cilësie të ndryshueshme, çka do të thotë nuk do të jetë në të njëjtin rend me gurët e çmuar të gjetur më parë.
Burimi Karowe i Lucara-s po bëhet i famshëm për madhësinë e gurëve të çmuar.
Në vitin 2015, Lucara gjeti 1,109-karatëshin Lesedi La Rona, i cili atë kohë qe i dyti për nga madhësia dhe u shit për 53 milionë dollarë. Po prej këtij burimi u nxor një gur 813-karatësh që arriti një shitje rekord prej 63 milionë dollarësh.
Diamanti më i madh i zbuluar në histori është 3,106-karatëshi Cullinan, i gjetur afër Pretoria-s në Afrikën Jugore më 1905. U pre në disa gurë të lëmuar, dy më të mëdhenjtë e të cilëve gjenden në Kurorën e Çmuar të Britanisë. /Marrë me shkurtime sipas Bloomberg, përgatiti Erina Çoku/



