Ukraina kërkon ndërmjetësimin e Turqisë për kthimin e robërve të luftës

Ukraina kërkon ndërmjetësimin e Turqisë për kthimin e robërve të luftës

Ambasadori ukrainas në Turqi, Vasyl Bodnar, ka bërë me dije se i ka kërkuar Ankarasë të ndërmjetësojë për kthimin e të burgosurve ukrainas të luftës. 

“Kjo çështje është gjithmonë në axhendën e Ukrainës," tha Bodnar për agjencinë turke të lajmeve Anadolu. 

Diplomati i bëri thirrje Turqisë të marrë rolin e ndërmjetësit, duke kujtuar se si presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan lehtësoi kthimin e suksesshëm të dy përfaqësuesve të Mexhlisit (organizatë e ndaluar në Rusi), të cilët u dënuan me burg në Rusi në Shtator 2017 për organizim trazirash dhe cenim të tërësisë territoriale të vendit. 

Të pandehurit u falën nga presidenti rus Vladimir Putin në tetor 2017 dhe u dorëzuan në Turqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy