Si të aplikoni parfumin/ Panxhi: Ja zonat më të rekomanduara dhe çfarë duhet të shmangni

Si të aplikoni parfumin/ Panxhi: Ja zonat më të rekomanduara dhe çfarë duhet të shmangni

Shumë parfume përmbajnë përbërës kimikë që mund të ndikojnë në balancën hormonale, ndaj është e rëndësishme të jemi të kujdesshëm në përzgjedhjen e tyre. 

E ftuar në emisionin “Zgjohu me MCN”, njohësja e parfumeve Anxhela Panxhi theksoi se mënyra e aplikimit është po aq e rëndësishme sa edhe zgjedhja e aromës.

Sipas Panxhit, spërkatja e parfumit drejtpërdrejt në pjesën e përparme të qafës nuk rekomandohet. Lëkura në këtë zonë është më e hollë dhe ndodhet pranë gjëndrës tiroide, e cila kontrollon metabolizmin dhe energjinë e trupit. 

Për këtë arsye, është më mirë të shmanget aplikimi i drejtpërdrejtë mbi këtë zonë.

Si ta bëni parfumin të zgjasë më shumë, aplikojeni parfumin në lëkurë të hidratuar mirë, mundësisht pas dushit. Spërkatni zonat me rrahje pulsi si kyçet e duarve, pas veshëve ose në pjesën e pasme të qafës (jo mbi gjëndrën tiroide). Mos i fërkoni kyçet pas aplikimit. Ky veprim, edhe pse i përhapur, është i gabuar sepse dëmton molekulat e aromës dhe e bën parfumin të zbehet më shpejt.

Sa më shumë nxehtësi të ketë në lëkurë, aq më shpejt avullojnë notat e parfumit. Prandaj, duhet zgjedhur me kujdes zona e aplikimit.

Panxhi thekson se parfumi është diçka shumë personale. 

Shpesh njerëzit e lidhin një aromë me përjetime, kujtime apo identitetin e tyre. Ndaj zgjedhja nuk duhet bërë vetëm sipas trendit, por sipas karakterit dhe stilit individual.

Një element i rëndësishëm është përqindja e esencës aromatike: Eau de Toilette (EDT), rreth 15% përqendrim, eau de Parfum (EDP), rreth 30% përqendrim dhe extrait de Parfum (Extra de Parfum) deri në 35% përqendrim. 

Sa më i lartë përqendrimi, aq më e madhe zakonisht jetëgjatësia dhe projeksioni i aromës.

Çmimet e parfumeve “niche” apo gjenerike premium mund të variojnë nga 180 deri në 350 euro, në varësi të markës dhe përbërjes.

Panxhi shpjegon se jetëgjatësia, sa kohë qëndron aroma në lëkurë dhe projeksioni se sa larg ndihet aroma nga të tjerët janë dy gjëra të ndryshme.

Disa preferojnë një “aureolë” aromatike që ndihet vetëm në afërsi 1–2 metra, ndërsa të tjerë duan një parfum me prezencë më të fortë që ndihet mbi 5 metra.

Duhet pasur parasysh se shqisat tona mësohen me aromën kur e përdorim çdo ditë, ndaj shpesh nuk e ndiejmë më në të njëjtën mënyrë si në fillim.

Si ta dalloni një parfum që zgjat: 

Notat e larta shpesh përmbajnë agrume dhe ndihen menjëherë, por zgjasin më pak.

Notat e mesme zakonisht florale, zgjasin më shumë.

Notat bazë, si vanilja apo kakaojasi aroma “gourmand”, kanë tendencë të qëndrojnë më gjatë dhe janë shumë në trend.

Zonat më të rekomanduara janë pas veshëve, në pjesën e pasme të qafës dhe në rrobat, veçanërisht në fibra, ku aroma qëndron më gjatë. 

Duhet shmangur aplikimi direkt në pjesën e përparme të qafës, mbi zonën e tiroides.

Aplikimi i duhur i parfumit ndikon jo vetëm në mënyrën si ndihet aroma, por edhe në jetëgjatësinë dhe sigurinë e saj për trupin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy