Paraditen e kësaj të diele, 58-vjeçari Andrea Stase ka dalë në gjykatën e Lushnjes ku është njohur me masën ‘arrest me burg’.
Autori nuk e ka pranuar vrasjen, ndërsa burime për MCN bëjnë me dije se, Stase edhe në kafazin e hekurt ka kërkuar të dijë arsyen perse ndodhet këtu, ndërsa vazhdon të mohojë krimin.
‘Nuk kam bërë vrasje unë, çfarë thoni? Unë kam pirë raki me babanë, nuk e kam vrarë atë’, mësohet ti ketë thënë policisë Andrea Stase gjatë momentit të pritjes së vendimit për masën e sigurisë.
Asnjë nga familjarët nuk ishte i pranishëm në seancë. Vrasja ndodhi në datën 7 korrik në mesditë në fshatin Remas të Divjakës. Dhimitër Stase 85 vjeç u dhunua e më pas u mbyt me duar nga djali i tij Andrea Stase 58 vjeç.
Sipas policisë vrasja është kryer nga autori në gjendje të dehur. 58-vjeçari ka qenë i dënuar me 13 vjet burg në Itali për veprën penale trafikim të qenieve njerëzore.
Viktima jetonte me tre djemtë e tij, dy prej të cilëve me probleme të shëndetit mendor, ndërsa autori nuk mjekohej.
Gjyqtarja e çështjes Miranda Nakaj dhe prokurorja Merita Selimi kanë vendosur masën arrest me burg.



