
Mark Zuckerberg ka vendosur që pjesës më të madhe të punonjësve të Facebook t’u krijohet mundësi për punë nga shtëpia brenda vitit 2030.
Ai thekson se nuk bëhet fjalë as për target as për objektiv. “E vërteta është se pjesa më e madhe prej nesh në këtë periudhë po punon nga shtëpia”, thekson Zuckerberg, duke shtuar se Facebook nga muaji qershor do të fillojë të punësojë persona që mund të punojnë nga shtëpia, si dhe përshtatjen e personave që janë aktualisht punonjës, por që mund të punojnë edhe në distancë.
“Në fillim do të punësojmë persona që jetojnë afër qendrave tonë, më pas do të zgjerohemi edhe në Amerikën e Veriut”, shpjegon Zuckerberg, duke vënë në dukje se kjo mund të jetë një mundësi shumë e mirë sidomos në këtë periudhë të kriës ekononike.
Facebook ka 48.000 punonjës në nivel global, pjesa më e madhe e tyre në kampin Menlo në Kaliforni.



