17 persona mbeten të plagosur pas përplasjes së dy trenave që lëviznin në të njëjtin drejtim në Ravena të Italisë.
Nga aksidenti fatmirësisht nuk u regjistruan viktima, ndërsa përfaqësues të shëndetësisë bëjnë të ditur se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë autoritetet italiane bene te ditur se po rindërtojnë skemën e aksidentit për të mësuar shkaqet dhe dinamiken e tij.
Megjithatë hetuesit bëjnë të ditur se asnjeri nga trenat nuk ishte me shpejtësi të lartë duke ngritur dyshime se shkak mund të jetë bërë moskoordinimi. Megjithatë në dëshminë e tij drejtësi i trenit tha se gjate nisjes kishte ndeshur ne një pengese ne shina. Aksidenti u regjistrua mbrëmjen e vone te së dielës duke krijuar radhe të gjata trafiku ne zonën midis Forlit dhe Faenza-s.
Megjithatë pas disa orësh situata i është rikthyer normalitetit.



