
Ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla ka pritur sot në takim homologun e saj nga Britania e Madhe David Cameron.
Pritet që pas takimit ata të dalin në një konferencë për mediat. Gjatë vizitës në Prishtinë kryediplomati britanik pritet të takojë edhe Presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.
Kujtojmë që Cameron ka mbajtur detyrën e kreut të qeverisë gjatë viteve 2010-2016, ndërsa tani është ministër i Jashtëm.



