Panucci publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Italisë e Spanjës, ja rikthimet dhe mungesat

Panucci publikon listën e lojtarëve për sfidën ndaj Italisë e Spanjës, ja rikthimet dhe mungesat

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuci ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy sfidat e ardhshme ndaj Spanjës dhe Italisë në datë 6 dhe 9 tetor për eleminatoret e ‘Rusi 2018’.

Trajneri Panuci ka grumbulluar 26 lojtarë për këto dy takime, ku në dispozicion të tij do jenë edhe futbollistët Sokol Cikalleshi, Taulant Xhaka dhe Ermir Lenjani, të cilët rikthehen me ekipin kombëtar.

Trajneri ka konfirmuar treshen Ahmedi-Memolla-Balliu, të cilëve u shtohet si debutues edhe Emanuele Ndoji i Breshias.

Në Kombëtare rikthehet edhe Sokol Cikalleshi, sinjal i qartë i trajnerit se problemi i një muaji më parë tashmë i përket të kaluarës.

Në krahasim me listën e shtatorit, jashtë ekipit ka mbetur Jahmir Hyka, i cili nuk po luan rregullisht as në SHBA dhe me sa duket nuk bind trajnerin sa u përket dy ndeshjeve të radhës. Jashtë mbetet edhe Bekim Balaj. Grumbullimi i skuadrës përfaqësuese do të nisë ditën e hënë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy