Soni Malaj flet për Florin dhe të gjithë “ish-ët” duhet ta lexojnë

Soni Malaj flet për Florin dhe të gjithë “ish-ët” duhet ta lexojnë

Soni Malaj dhe Flori Mumajesi janë dyshja perfekte e dy ish-të dashuruarve që nuk i mbajnë mëri njëri-tjetrit. Edhe pse kanë kaluar 10 vjet që nga ndarja, dy këngëtarët gjejnë kohë të flasin fjalë të mira për njëri-tjetrin.

Së fundi, këngëtarja ka përgëzuar publikisht Florin në një segment të emisionit “Mirage” ku duhet të zgjedhë mes dy personazheve të showbiz-it.

Mes Alban Skënderajt dhe Flori Mumajesit, ish-e dashura e këtij të fundit nuk mundi të zgjidhte, “sepse të dy janë kantautorë shumë të suksesshëm”:

 “Mua më vjen mirë që kanë shumë vite në skenë dhe nuk ndalen. Unë do të doja që artistët shqiptarë që kanë talent të mos të ndalojnë, të vazhdojnë të prodhojnë dhe të ecin me po ato ritme suksesi. Kjo ka ndodhur me këta dy kantautorë që kanë vazhduar me ritmet e suksesit të tyre që në fillim e deri tani dhe besoj se po vënë baza të mira”, tha Soni.

Ndarja e tyre erdhi krejt papritur edhe pse ishte një ndër çiftet e shumëpërfolura, veçanërisht pasi dolën hapur në publik, me puthjen e tyre në Këngën Magjike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy