
Vijon të qëndrojë ende nën pushtetin e flakëve Maja e Rrunës në Kukës. Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit bën me dije se vatra vijon të jetë problematike, ndërkohë sot ka filluar edhe ndërhyrja me helikopter.
Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës(Laku i Thive) Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës dhe forcat e DMR-së Kukës.
Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 7 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, 5 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës. Ndërkohë ka filluar ndërhyrja me helikopter.



