SPAK, në kuadër të operacionit anti-drogë “Muratori” ka kërkuar konfiskimin e pasurive të shqiptarëve të arrestuar më herët në Itali. SPAK, kërkon konfiskim për 43 automjete, 18 pasuri të paluajtshme, 4-motomjete, 25 subjekte tregtare të regjistruara si SHPK, 6-shoqëri tregtare si dhe llogaritë bankare të tyre.
Pasuritë e identifikuara janë në pronësi të shtetasve Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe familjarëve të tyre, të paluajtshme apo të luajtshme kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali.



