
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar NATO-s që të krijojë një zonë të ndaluar fluturimi mbi vendin e tij.
Përndryshe, paralajmëron ai, raketat ruse do të bien në territorin e Aleancës.
“Nëse nuk e mbyllni qiellin tonë, është vetëm çështje kohe para se raketat ruse të godasin vendet tuaja, në territorin e NATO-s”.
Deklarata e Presidentit ukrainas, vijnë në një kohë që vendi i tij po përballet me luftime të ashpra, si pasojë e agresionit rus të nisur më 24 shkurt.



