Mirdaim Axhami, ekspert ekonomie, tha në studion e MCN Economy, se qytetarët shqiptarë e shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave për ushqyerje, qira dhe energji. Axhami tha se ka një rritje të shpenzimeve për argëtim, por ajo është shumë e vogël dhe nuk reflekton realitetin e gjithë Shqipërisë.
Ka një përmirësim të këtij zëri. Ka qenë edhe më dobët. Është rritje me 3.2%. Shqipëria nuk është Tirana. Nuk është zona e Bllokut. Por të shkojmë te një tregues tjetër, numri i kafeve për 1000 banorë, Shqipëria ka numrin më të madh.
Ky nivel i të ardhurave është shumë i ulët. Përqindja më e madhe e të ardhurave shkon për produktet e shportës, energjia, shpenzimet e qirasë. Ne themi që të shkosh në rritje ekonomike të një vendi të kesh të ardhura më të mëdha.
Sipas Axhamit, rritja e të ardhurave mund të gjenerohet vetëm nga biznesi.
Është biznesi ai nga i cili pritet të vijë një ndryshim apo rritje e të ardhurave. Ne nuk kemi strategji afatgjatë për ta ditur se çfarë masash do të merren, kush do të jenë nxitësit te konsumatori dhe biznesi. Në situatat që kemi kaluar nuk kemi parë një shtet me reagim të shpejtë që mbron konsumatorin.



