Akuza prej 100 faqesh, Beci sqaron si do të vijojë procesi ndaj Berishës: Ja dënimi nëse shpallet fajtor

Akuza prej 100 faqesh, Beci sqaron si do të vijojë procesi ndaj Berishës: Ja dënimi nëse shpallet fajtor

Një ditë më parë, Prokuroria e Posaçme njohu me akuzën ish-kryeministrin Sali Berisha. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Eugen Beci sqaroi çfarë përmban dosja e akuzës prej 500 faqesh dhe sqaroi ecurinë e procesit ndaj ish-kryeministrit.

Është një akt i njoftimit të akuzës që nënkupton faktin. Prokuroria e ka marrë si të dyshuar dhe për këtë arsye e ka cilësuar si person në hetim. Dje u zyrtarizua dyshimi mbi veprën penale. Pra prokuroria e posaçme në një vit hetime ka avancuar duke njoftuar një akt që njihet si marrja e titullit i pandehur.

Korrupsioni pasiv në bashkëpunim është pasja e një shkelje ligjore me qëllim për të përfituar të mira materiale me veprime për shkak të detyrës, veprime që janë në kundërshtim me ligjin.

Berisha mund të dënohet 4 -12 vjet nëse shpallet fajtor. Që të shkojmë te dënimi ka shumë procese. Dhënia e dënimit është një proces kompleks. Shihen shumë rrethana: mosha, rrezikshmëria e personit, pasojat etj.

Kemi një proces që 10 ditë i jepet kohë të pandehurit, pastaj shkon në seancë paraprake. Gjykata edhe pa kërkesë të palëve mund ta ndryshojë masën e sigurimit. Dosjes i është vënë zinxhiri dhe po dorëzohet në gjykatë.

Duke qenë se nuk ka ndryshuar akuza nga dita e parë në tetor 2023 tregon se prokuroria e posaçme po vazhdon të kaurdiset me të njëjtat prova. Pra në ato 500 faqe që ne nuk kemi lexuar, prokuroria duhet të na japë provat, indiciet. Akti i njoftimit të akuzës nënkupton që nuk kam më dyshime, por kam marrë prova. Në ato 500 faqe është fakti penal dhe argumentat për provat, nuk janë provat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy