Parkingu QSUNT 5 milionë lekë të ardhura në ditë, paguajmë dhe kur mungojnë vendet

Parkingu QSUNT 5 milionë lekë të ardhura në ditë, paguajmë dhe kur mungojnë vendet

Trafiku që krijohet në mjediset e brendshme të QSUT-së shkakton vështirësi për shoferët që sjellin pacientë në gjendje të rëndë. Menaxhimi i parkimit është nën administrimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit që prej dhjetorit të vitit 2018. Në përgjigje të situatës, menaxheri i projektit z. Artur Togu thotë se projekti për ngritjen e një parkimi me kate është bllokuar pasi QSUT nuk i ka vënë në dispozicion mjediset. Sipas Artur Togut përfitimet nga parkimi në QSUT variojnë nga 450 deri në 500 mijë lekë të reja në ditë që po ta bësh një llogaritje të lehtë janë qindra mijëra  lekë në muaj.

Të ardhurat e fituara nga parkimi ndahen 45% për Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” dhe 55% për Fondin Shqiptar të  Zhvillimit që menaxhon territorin që prej vitit 2018. Pavarsisht të gjitha lekëve të fituara nuk është bërë asnjë investim. Trau i parkimit në QSUT, hapet për këdo por të gjesh vend për të parkuar është e pamundur. Mjafton një vëzhgim për të parë gjithë kaosin që krijohet aty.  Sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo edhe tarifat e parkimit bëhen shpesh të kripura për xhepat e qytetarëve të cilët nga halli drejtohen në QSUT. Sipas punonjësve të traut, një deri në dy orë paguhet 100 lekë të reja e në vazhdim për çdo orë që kalon duhet të paguash 100 lekë të reja më shumë!

Drejtuesit e mjeteve shpesh gjobiten nga policia, për parkim në vende të ndaluara, por askush nuk mban përgjegjësi për këtë. Në fund të qëndrimit, do të duhet të paguash edhe faturën për parkimin që nuk e gjete! E pyetur në lidhje me këtë situatë drejtoresha e QSUNT Albana Fico tha se situata me parkimin nuk është ashtu siç "Xhadat" dhe qytetarët pretendojnë. Sa i takon faktit se ku shkojnë paratë e grumbulluara nga parkimi në QSUNT, të cilat është thënë se do të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës, nga tenderat e realizuar nga ky institucion gjatë këtij viti 2023, rezulton se për përmirësimin e  infrastrukturës nuk është shpenzuar asnjë lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy