
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një interviste për BBC ka deklaruar se e gjithë Evropa është në rrezik nga Vladimir Putini.
Kurti e cilëson Putinin si Stalinin e Shekullit të 21-të, që sheh Ruzveltin e ri te Biden.
Mendoj se Presidenti Zelenskyy po tregon gatishmërinë e tij për bisedime dhe marrëveshje dhe për zgjidhje paqësore. Por kam frikë se Presidenti Putin nuk dëshiron të ulet me Presidentin Zelenskyy, ai dëshiron të ulet me Presidentin Biden. Ju e dini se Presidenti Putin mendon se është Stalini i shekullit të 21-të dhe sheh Ruzveltin e ri te Presidenti Biden. Pra, përsëri, ata duan të copëtojnë Evropën, ata janë një Perandori që duan të shtrihen përsëri në Evropën Lindore. Presidenti Putin është i hidhëruar dhe nostalgjik dhe kjo është arsyeja pse e gjithë Evropa është në rrezik”.



