Tryezë për pandeminë/ Kurti fton të gjitha partitë politike, LDK dhe AAK refuzojnë pjesëmarrjen

Tryezë për pandeminë/ Kurti fton të gjitha partitë politike, LDK dhe AAK refuzojnë pjesëmarrjen

Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë në Kosovë, që të marrin pjesë në një tryzë lidhur me menaxhimin e Pandemisë.

Por anëtari  i Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, e ka refuzuar kërkesën e Albin Kurtit për një takim mes liderëve të vendit për t’u përballur me pandeminë.

Në një postim në Fb, Hoti ka thënë se Kryeministri i shkarkuar i ka ditët e numëruara në krye të Qeverisë prandaj s’mund të mbajë takime të tilla.

“Vleresoj se nuk ka nevoje per tryeze politike me nje qeveri qe i ka ditet e numeruara, e rrjedhimisht nuk mund të marrë kurrfare zotimesh, dhe që dy herë radhazi e shkel kushtetutën”, ka shkruar ai.

“Prandaj, edhe kjo tryeze qe ka ftuar nuk sherben per asgje. Sepse ai nuk eshte i gatshem te punoje me te tjeret, sic u pa ne 52 dite te qeverisjes me qendrimin e tij autoritar dhe vendimet arbitrare, qe quan ne nderprerjen e bashkepunimit me LDK dhe shkarkimin e tij”, ka shtuar Hoti.

Nga ana e tij edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj iu ka përgjigjur përmes një letre ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti që u ka bërë liderëve politikë lidhur me menaxhimin e Pandemisë.

Haradinaj ka thënë se Kurti është mashtrues dhe joserioz duke i ftuar pas gjashtë javës liderët në takim.

Ai në këtë letër ka refuzuar ftesën e Kurtit duke thënë se asnjëherë nuk do të marrë pjesë në tryeza të tilla.

“Përderisa ftesat tuaja janë të vona në kohë e në raport me zhvillimin dhe nuk janë të kualifikuara me legjitimitet institucional e politik, me kënaqësi ju njoftoj se nuk do të marrë pjesë asnjëherë në tryezat e tilla”, ka deklaruar Haradinaj.

Ende nuk ka ndonjë qëndrim zyrtar nga Partia Demokratike e Kosovës, e cila mësohet se është duke e shqyrtuar ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për një tryezë të përbashkët për luftimin e Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy