Bilardo në MCN/ Edmond Tupe: Shqiptarët vuajnë nga sindroma e Stokholmit, adhurojnë dhunuesin e tyre

Bilardo në MCN/ Edmond Tupe: Shqiptarët vuajnë nga sindroma e Stokholmit, adhurojnë dhunuesin e tyre

Edmond Tupe në emisionin Bilardo në MCVN TV duke folur për shqiptarët deklaroi se jemi në një mugëtirë, por që sipas tij pas natës vjen dhe dita. Tupe theksoi se shqiptarët janë një popull që vuajnë pak si shumë nga Sindroma e Stokholmit, janë një popull që adhurojnë xhelatin.

Kush hipën në pushtet njësh është. Jemi në një mugëtirë, në një muzg por kjo varet se si do zhvillohen ngjarjet. Por pas natës vjen dhe dita. Historia përsëritet, por një tjetër ka thënë historia nuk përsëritet, por belbëzon kështu kemi qenë dhe shekuj të kaluar, mjerë i drejti dhe i ndershmi sepse ai e pëson, duhet të jesh shtjeracak. Ka hyrë paraja keq, e prish moralin. Morali qëndron mbi drejtësinë. Intelektuali është majtist. Unë e quaj veten punëtor të mendjes. Unë jam jashtë garës sepse s’kam smirë, nuk jam egoist. Kurrë skam pasur ego sepse më kanë rritur prindërit me ndjenjën e modestisë, unë mësoja se ndjehesha mirë kur lexoja, jepja kopje nuk merrja, e frenoja egon, unë skam dashur kurrë të dalë i pari, bëj për tjetrin më shumë se për veten.

I pyetur nëse kemi ne sot njerëz egocentrik, Tupe tha se ka plot, Rama është një prej tyre.

Tjetër gjë shtrirja dhe hipokrizia, por pushtetarët janë shtjeracakë, hipokritë. Aleksandër Moisiu nuk është asgjë krahasuar me Ramën. Ai është një aktor i madh, jeta e tij është teatër. Politika është arti i të mashtruarit të njerëzve dhe me këtë i ka thënë të gjitha, bën 10 premtime, një se mban, je mashtrues mos e beje. Në fjalorin e gjuhës shqipe, se populli jonë nuk është budalla, populli e sheh se është i pafuqishëm ndaj pushtetit, e dyta sheh se ka interes të nënshtrohet dhe populli ynë vuan pak shumë nga Sindroma e Stokohlimit, që viktima adhuron xhelatin! Një miku im ka përkthyer Dostojevskin dhe më çoi një paragraf: Populli rus edhe në kulmin  e gëzimit kanë nevojë për pak vuajtje dhe populli shqiptar do të ndjej pak xhelatin, bëhemi sahanlëpirës. Por s’ka një recetë ende për të shpëtuar nga kjo gjë. Populli ynë ka provuar se nuk zhduket, por përshtatet për të mbijetuar, kështu që jemi mësuar të ndërrojmë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy