
Zbardhet dëshmia që 34-vjeçari Marsel Buçit, i cili denoncoi shefin e krimeve të komisariatit të Devollit, Pashk Syziu. Në dëshminë e tij para togave të zeza, Buçi tha se sherri ka filluar pasi Arapi e ka provokuar dhe kërcënuar që Buçi ta godiste. Por Buçi shprehet se ai nuk ka reaguar ndaj provokimeve.
Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushta dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati.
Kujtojmë se Shefi i Krimeve në Komisariatin në Devoll, Pashk Syziu është pezulluar nga detyra. Mësohet se pezullimi i tij vjen pas ngjarjes që është regjistruar në Bilisht, ku janë djegur makinat e ‘gangsteres’ Deizi Arapi, 27 vjeç dhe Marsel Buçit, 37 vjeç.
Buçi është shoqëruar mbrëmjen e djeshme në komisariat për t’u marrë në pyetje në lidhje me djegien e makinës më 10 tetor, pasi dy të rinjtë kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. 34-vjeçari ka dorëzuar një ankesë pranë AMP, ku akuzon shefin e krimeve Syziu se e ka goditur brenda ambienteve të komisariatit.



