Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit sot
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së shtunë.
Sipas parashikimit meteorologjik, moti do të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësira të pakta deri mesatare pritet të shfaqen në orët e mesditës dhe pasdites, kryesisht në relievet malore të pjesës lindore të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, pa krijuar probleme të veçanta.
Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon parashikohet valëzim i ulët, me forcë 1-2 ballë, duke favorizuar kushtet për lundrim dhe aktivitetet përgjatë vijës bregdetare.
Meteorologët bëjnë me dije se kushtet e qëndrueshme atmosferike do të sjellin një ditë të përshtatshme për aktivitete në natyrë dhe lëvizje turistike në të gjithë vendin.
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.