
Një studim i ri i kryer nga Aleanca Ndërkombëtare Popullore për Vaksinat, e cila përfshin Oxfam dhe Emergency, ndër të tjera, zbulon sesi vendet e pasura kanë siguruar tashmë trefishin e dozave të Paxlovid antiviral anti-Covid të prodhuar nga Pfizer dhe të rekomanduara nga OBSH në krahasim me vendet me tw ardhura tw ulëta dhe mesatare, pavarësisht se përfaqësojnë vetëm 16% të popullsisë së botës.
Dy organizatat jofitimprurëse e denoncuan kwtw fakt, duke saktësuar se për vitin aktual Italia ka siguruar 600 mijë trajtime Paxlovid, edhe pse deri tani ka përdorur pak më shumë se 82 mijë. Vetëm një e katërta e porosive janë të destinuara për vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, shpjegojnë organizatat, ndërsa përqindja e popullsisë së vaksinuar është ende nën 20% në vendet e varfra dhe mbi 74% në ato të pasura.
Në funksion të takimit të Organizatës Botërore të Tregtisë për zgjatjen e marrëveshjes për pezullimin e patentave, të planifikuar për nesër në Gjenevë, Oxfam dhe Emergency bwjnw apel urgjent për shtetet anëtare, "që të bien dakord menjëherë për një zgjatje tw derogimit për rregullat e pronësisë intelektuale që përfshijnë trajtime dhe teste, të tilla si lejimi i vendeve në zhvillim të prodhojnë për qytetarët e tyre dhe të eksportojnë, duke garantuar kujdes thelbësor me çmime të përballueshme".
“Në fazën e parë të pandemisë, vënia në vend e interesave ekonomike të sektorit farmaceutik pa kufizimin e të drejtave në lidhje me mbrojtjen e pronësisë intelektuale shkaktoi një pabarazi të madhe në aksesin ndaj vaksinave midis vendeve të pasura dhe të varfra, e cila ka kushtuar miliona jetë. Tani po propozon të njëjtën skemë për trajtimet antivirale”, tha Sara Albiani, këshilltare politike për shëndetin global të Oxfam Itali dhe Rossella Miccio, presidente e Emergency.
Edhe një herë Pfizer mban monopolin që pengon vendet më të varfra të aksesojnë trajtimet, thelbësore për shpëtimin e jetëve dhe reduktimin e ndikimit të pandemisë në sistemet shëndetësore tashmë të brishta.



